Skuadra vazhdojne te forcohen ne kete kohe merkatoje dhe tashmë është zyrtare: Donald Mëllugja është transferuar te skuadra e Burrelit.

Mesfushori ka kaluar në formulën e huazimit nga Kastrioti te skuadra e vendlindjes së tij për tu aktivizuar në Kategorinë e Parë në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

26-vjeçari është aktivizuar këtë sezon në Kategorinë Superiore me ekipin krutan në 10 ndeshje. Përveç Kastriotit dhe Burrelit, mesfushori më parë ka mbajtur veshur fanellat e Ilirisë, Besës, Bylisit dhe Partizanit.

Nderkohe tashme Mellugja do te vihet ne dispozicion te trajnerit Alcani qe padiskutim do te kerkoje te perfitoje nga eksperienca dhe pervoja e ketij lojtari ne Superlige.