Sulmuesi shkodran Eridon Qardaku e ka mbyllur aventuren e tij tek ekipi i Vores pak dite me pare dhe tashme eshte vene ne kerkim te nje skuadre tjeter per vazhdimin e karrieres. Paraqitjes e mira qe ka bere ne sezonin e fundit duket se kane terhequr edhe vemendjen e njerit prej ekipeve te Superiores.

Mediat bejne te ditura se Skenderbeu i Korçes ka shfaqur interes per 23 vjeçarin. Skuadra e drejtuar nga Gvozdenoviç ka probleme ne repartin e sulmit aktualisht pas largimit te Likes, por edhe te dy sulmuesve te tjere Frenkli dhe Xhantu dhe si rrjedhoje e ka te domosdoshme nderhyrjen ne merkato.

Si rrjedhoje, per stafin korçar Qardaku ka terhequr vemendjen me paraqitjet e tij tek Vora ku zhvilloj 27 ndeshje dhe shenoi 9 gola. Duket se bisedimet mes paleve tashme kane nisur dhe pritet vetem kurorezimi i marrveshjes.

Qardaku do te ishte nje element i rendesishem per Skenderbeun pasi do te mbulonte te dy krahet e sulmit#. Ne Korçe ai do te gjente nje tjeter shkodran siç eshte Ardit Nikaj dhe sebashku do te formonin nje dyshe shume interesante./www.shkodrasport.com/