Trajneri i Albpetrolit, Marjol Miho ka dhënë dorëheqjen. Skuadra nga Patosi është pa asnjë mbështetje nga instancat lokale, çka e ka bërë të vështirë për trajnerin që të vijojë punën e tij.

Klubi I Kategorisë së Dytë ishte faktor sezonin e shkuar, teksa luftoi deri në fund për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, duke mos ia dalë vetëm në ndeshjet finale.

“Me keqardhje të madhe shkeputem nga Albpetrol. Do doja shumë që se bashku të vazhdonim rrugët edhe në momentet më të vështira , por besomeni se nuk mundem dot të shof Albpetroli nr këtë gjendje, pa asnje mbeshtetje dhe ne braktisje totale.

Unë jam ndier shumë mirë në Patos dhe falenderoj shefin e klubit , drejtuesit e saj , faqen ” Ultras Albpetrol” faqen “KF Albpetrol” , çunat e ekipit, por mbi të gjitha tifozët e mrekullueshëm të Albpetrolit të cilët na mbështetën në çdo kohë dhe u jam mirenjohes të gjithëve për emocionet që kemi kaluar se bashku , megjithëse ashtu si ju edhe unë ndihem keq qe nuk ja arritëm qëllimit”, shprehet Miho.

Njoftimi I largimit: