Ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme, në aneksin e stadiumit të Fierit, sfida mes Labërisë dhe Këlcyrës, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Edhe pse të dyja skuadrat zbritën në fushë dhe qëndruan për gati 1 orë, në tapetin e blertë, ky takim nuk u zhvillua, për shkak se skuadra mike e Këlcyrës, ka pretenduar për mosplotësim të masave të sigurisë në aneksin e Fierit.

Gjithçka pritet të vendoset nga Komisioni i Disiplinës, se cila skuadër do të fitojë 3 pikët në tavolinë.

Në rast se pretendimet e ngritura nga Këlcyra do të cilësohen me bazë, atëherë Labëria rrezikon ta humbasë ndeshjen në tavolinë, në të kundërt janë miqtë këlcyriotë ata që penalizohen.

Kujtojmë që Labëria ka luajtur edhe më herët në aneksin e Fierit dhe nuk ka hasur të tilla probleme.