Edhe dita e sotme do të jetë e ngjeshur me miqësore. Të gjitha të programuara, pasdite, katër ekipe të së Parës do të sfdojnë katër të Superiores. Një orën 16:00 Bylisi do të luajë ndah Burrelit, ashtu siç e kishte paralajmëriar më parë skuadra e Dovedan.

Ndërkohë në orën 17:00 janë programuar të luhen tre duele mjaft interesante, duke parë edhe merkaton e bërë nga klubet e Kategorisë së Parë. Skënderbeu do të sfidojë Dinamon, që këtë verë ka bërë revolucion të vërtetë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Turbinën, që sfidon Kastriotin. Ndërkohë, Partizani provon forcat ndaj Pogradecit, që këtë verë është përballur me largime të shumta. /vipsport/

16:00 Bylisi-Burreli

17:00 Skënderbeu-Dinamo

17:00 Kastrioti-Turbina

17:00 Pogradeci-Partizani