Luftëtari i viteve të fundit ka pasur gjithmonë lojtarë cilësorë, e sidomos talente që shkojnë në Gjirokastër si lojtarë që spikatin në Kategorinë e Parë apo rezerva në Superiore dhe e shohin si “trampolinë” fanellën bluzi dhe aty bëhen të njohur. Rroca, Bregu, Abazaj apo dhe Shkurtaj nuk janë pak në vitet e fundit.
Por, nuk duhet harruar edhe Donald Rapo, apo së fundmi edhe Gresild Lika, pa harruar edhe Realdo Filin dhe me sa duket që të tre janë vënë në piketimin e disa ekipeve elitare.
Pa harruar edhe të tjerë, pasi po spikatin edhe Paiteris në portë apo dhe Açka e Demo që tashmë kanë eksperiencën dyvjeçare si titullarë në futbollin elitar të vendit tonë, apo dhe ndonjë element tjetër si Dragjoshi e Dushkaj.
Në Gjirokastër duhet që të bëjnë kujdes, sepse jo vetëm Skënderbeu që kërkon Donald Rapon, por edhe Fili mund të përfundojë në elitë. Vllaznia nuk është e vetme, pasi janë edhe 2-3 ekipe të tjera që janë vënë në ndjekje të fierakut./Vipsport/