Egnatia pret në Rrogozhinë Tiranën për javën e dytë të Superiores, me të dyja skuadrat që janë në kërkim të tre pikëve të para këtë sezon.

Rrogozhinasit do të kërkojnë që të harrojnë atë humbje në momentet e fundit përballë Partizanit dhe do të tentojnë të bëjnë kthesën e madhe përballë kampionëve në fuqi.

Nga ana tjetër, bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi, duan të konfirmojnë që janë kampionë të Shqipërisë dhe të kthehen te fitorja pas barazimit me Kukësin në javën e parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Ojediran, Mihana, Camaj, Xhekson, Da Silva, Malota, Zejnullai, Musta, Atanda, Fangaj.

Trajner: Edlir Tetova

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Aleksi, Kallaku, Hasani, Ismajlgeci, Përgjoni, Xhixha, Qefalija, Zhivanaj.

Trajner: Orges Shehi