Partizani do te luaje diten e premte ndaj Skenderbeut ne gjysmefinalen e kampionatit dhe ne kampin e kuq jane te bindur se do ia dalin te shkojne ne finale. Sulmuesi kryesor i kesaj skuadre vertete vlereson kundershtarin, por nga ana tjeter shprehet per mediat se “Partizani te rrah me emer”.
“Në radhë të parë jam i lumtur që ekipi e mbylli në vendin e dytë kampionatin e rregullt. Siç e kam thënë edhe më përpara, jam kthyer për Partizanin dhe jo për qëllimet e mia. Nuk jam i kënaqur me veten, të them të drejtën prisja më shumë, por jo keq. Kemi edhe dy finale vendimtare përpara, edhe pse unë të gjitha ndeshjet finale i quaj. Do të japim maksimumin dhe shpresoj të shënoj edhe në “Final 4”.
Kanë korçarët ndonjë pikë të fortë? Përderisa kanë mbërritur deri këtu, të gjithë kundërshtarët janë të barabartë dhe të rrezikshëm. Skënderbeu ka pasur një rrugëtim të vështirë, por arriti të rezistojë mes të fortëve. Sa i përket pikës së fortë, më ka bërë përshtypje që kanë një grup çunash të rinj, që kanë dëshirë dhe grintë. Luajnë me topin dhe kanë cilësi shumë të mira.
Më pëlqen grupi i tyre, janë djem të rinj, që japin 100%- shin në fushë. E kam thënë shumë më parë se Skënderbeu ka grup dhe ekip të mirë, por nuk më besuat mua (qesh). Është ndeshje teke dhe emri ndikon. Emri i Partizanit i “rreh” ekipet vetë”.