Skuadra perfaqesuese e Shqiperise per U-18 eshte mundur te shtunen ne darke vone, ndaj Sllovenise, ne kuadrin e kampionatit Europian, finalet e se ciles zhvillohen ne Shkup te Maqedonise.
Ndeshja mes tyre perfundoi me rezultatin 35-79, per skuadren e Sllovenise, qe per hir te vertetes eshte dhe pretendente per te qene e para e divizionit B.
Per kronike ndeshja nis mjaft mire per skuadren tone e cila pergjate periodes se pare ka kryesuar. Me ndonje te mete te vogel, loja e saj ka qene e pelqyeshme.
Me kalimin ne avantz 18- 17, skuadra sllovene mori frenat e lojes ne dore. Ne kete cast u pa nje shthurje taktike te skuadres sone.
Gabime ne sulm dhe ne mbrojtje, sikur ja bene te lehte skuadres sllovene, qe me kualitetet qe ka ne skuader bene diferencen ne fushen e lojes. Rezultatet e periodave tregojne qarte nivelin dhe diferencat qe paten skuadrat ne fushen e lojes.
Nderim GOCI