Arne Slot mendon se barazimi mes Liverpulit që ai drejton dhe Mançester Junajtid, nuk duhet parë si një dështim për skuadrën e tij. Tekniku i kryesuesve të Premier Ligës, argumentoi pas ndeshjes se skuadra e tij ishte munduar që të e luante futboll, ndryshe nga skuadra mike.

“Për 75 minutat e parë, Onana luajti topin e gjatë në çdo goditje dënimi, thjesht shkelmonin topin para. Në 15 minutat e fundit u mund të shihej nëse kanë luajtur topin në tokë dhe sa të aftë janë.

Një pikë? Njerëzit harrojnë të gjithë rastet që kishim ne. Ata kishin mundësinë e pastër me Meguajër. Ne kishim më shumë mundësi se ata, por në fund padyshim që edhe mund të mposhteshim nga rasti i Meguajër.

E nisëm shumë mirë, kishim tre raste të pastra gjatë ndeshjes e pastaj ishte edhe një periudhë më e vështirë për ne, Është e vështirë kur të rreshtohen lojtarë me cilësi që luajnë në bllok të ulët e pastaj janë vetëm Hojlund e Diallo para. Nuk është e thjeshtë të gjesh hapësira dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Pastaj në disavantazh 1-0 bëhet gjithçka më e vështirë. Por jam shumë i lumtur për mentalitetin që kemi treguar edhe pasi shkuam në avantazh 2-1”, tha Slot pas ndeshjes.