Arne Slot u bë trajneri i parë që fiton secilën prej tre ndeshjeve të tij të para në Premier Ligë pa pësuar asnjë gol, që prej trajnerit të ndjerë Sven-Goran Erikson me Mançester Sitin në vitin 2007.
“Unë e di se çfarë do të thotë për tifozët të fitojnë kundër Junajtidit në këtë stadium. Ishim të shkëlqyer dhe jam shumë i kënaqur”, tha trajneri holandez.
Por “bombën” e lëshoi Mohamed Salah, i cili tha se ky do të jetë viti i tij i fundit në “Anfield”, duke nënkuptuar se kështu siç po shkohet nuk do të rinovojë kontratën: “Kam kaluar një verë të mirë dhe kam pasur shumë kohë për veten time që të përpiqem tëqëndroj pozitiv, sepse siç e dini është viti im i fundit në klub.
Unë thjesht dua ta shijoj atë dhenuk dua të mendoj për të. Ndihem sikur jam i lirë të luaj futboll dhe pastaj do të shohim seçfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm. Askush nëklub nuk më ka folur për rinovimin. Nuk ështënë dorën time, por në të klubit. Mendoj sendeshjen mund ta kishim fituar pesë apo gjashtë me zero. Erdha në këtë stadium sikur të ishtendeshja ime e fundit këtu. Është një fitore emadhe për trajnerin e ri”.