Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka folur në konferencë për shtypin për të analizuar sfidën kundër Newcastle, një ndeshje që do të caktojë fituesin e Carabao Cup:

“Mezi po e presim këtw finale, nuk mund ta marrim si të sigurt në këtë vend me kaq shumë ekipe të mira në çdo garw. Duke qenë se jemi pjesë e saj, do të përpiqemi ta fitojmë. Kjo është ajo që do edhe Newcastle. Jo, kjo është gjëja e mirë që jemi tani në kampionat dhe në kupë.

Të gjithë duan të luajnë. Pozita jonë në kampionat është një motiv për ne për të vazhduar. Nivelet e intensitetit kanë qenë më të larta gjatë gjithë sezonit, kemi krijuar disa mundësi që zakonisht i shënojmë dhe po, më pëlqeu edhe loja, ishte futboll i pastër (duke u referuar ndeshjes me PSG-në).”

Trajneri i të kuqve mes temave të shumta që trajtoi para sfidës me ‘Magpies’, u rikthye tek e ardhmja e Virgil van Dijk, i cili ka kontratë që i skadon në qershor:

“Nuk e di çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. E vetmja gjë që di është se dua që Virgil të jetë këtu vitin e ardhshëm, gjithçka tjetër nuk është ajo që bëj unë. Nuk merrem me kontrata.”