Atletët shkodranë kanë bërë një paraqitje të mirë në garat e kampionatit kombëtar individual dimëror që u zhvilluar sot në Elbasan. Tradita e zhvillimit të këtyre garave sërish në një ambjent të hapur kur në fakt duhej të zhvilloheshin në sallë të mbyllur, vazhdon ngaqë ende në Shqipëri nuk ka salla të tilla. Pavarësisht këtij fakti, atletët pjesmarrës janë munduar të bëjnë më të mirën në këto gara. Mes tyre, edhe atletët e Vllaznisë. Spikat midis tyre padyshim Izmir Smajlaj.


Ai ka arritur të kërcejë 7.83 metra në garën e kërcimit së gjati dhe me këtë rezultat ka grumbulluar më shumë pikë olimpike, plot 1101, më shumë se çdo sportist tjetër dhe për këtë arsye ka marrë kupën e sportistit më të mirë të këtij kampionati. Po ky sportist ka zënë vend të parë edhe në garën e kërcimit trehapësh teksa ka kërcyer 15.53 metra Një figurë shumë të mirë ka bërë edhe sportisti tjetër shkodran Bajram Muça. Në garën e 60 metrave me pengesa, ka arritur të zërë vendin e parë dhe të shpallet kampion me kohën 7″20. Po ashtu, ai ka zënë vend të parë edhe në 60 m/p me kohën 8″36. Nga atletet e Vllaznise nuk kane munguar edhe vendet e dyta nga Ergys Gjeçaj në kërcim së gjati dhe Eqerem Rusi në 400 metra por natyrisht qe “qershia mbi torte” sigurisht qe jane vendet e para te Smajlajt dhe Muçës.

 

© shkodrasport.com