Dy atletet shkodrane Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj do të marrin pjesë ditën e enjte në një miting ndërkombëtar që do të zhvillohet në Beograd të Serbisë. Pas paraqitjeve shumë të mira të bëra së fundmi në dy garat e zhvilluara në Turqi ku morën medalje të artë dhe madje Burraj vendosi rekord të ri kombëtar, ato do të synojë të njëjtën gjë, edhe në aktivitetin e rradhës.

Trajneri i sprinterit Burraj, pikerisht Bruno Rrotani është I bindur tek suksesi I sportistit të tij ngaqë ai gëzon aktualisht një formë shumë të mirë sportive.

Në Beograd, Burraj këtë herë ka udhëtuar pa trajnerin Rrotani por do të jetë nën shoqërinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës dhe atletit tjetër shkodran Izmir Smajlaj.

Në mitingun e sallave të mbyllura të Beogradit, si Burraj ashtu edhe Smajlaj do të synojnë vendet e para dhe rekorde të reja në 400 metra dhe kërcim së gjati. Te dy keta sportiste ndodhen prej dites se hene ne Serbi dhe tashme jane gati per garat e neserme ku do te tentojne suksesin e rradhes.
www.shkodrasport.com