Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shprehur shumë i lumtur që do të mbajë flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Flamur të cilin paraditen e sotme ia ka dorëzuar në një ceremoni të veçantë vetë Presidenti i Republikës.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë i gjithë delegacioni shqiptar që do të udhëtojë drejt Spanjës.
Ja çfarë ka shkruar Smajlaj në lidhje me ceremoninë e sotme:
“Nder dhe krenari të mbaj flamurin shqiptar të dorëzuar nga vete Presidenti i Shqiperise z.Ilir Meta, per ceremonine e “Lojërave Mesdhetare” ne Tarragona, Spanje.
Atletet shqiptar do japin maksimumin per t’u perfaqesuar ne menyre dinjitoze dhe me medalje per te ngritur lart kete flamur madheshtor ne çdo kompeticion!”-shkruan ai në faqen e tij.
Dhe në fakt, shanset më të mëdha që Shqipëria të bëhet me medalje në këto Lojëra, vijnë pikërisht prej tij dhe atletes tjetër Luiza Gega.
Dy sportistë që këto vitet e fundit janë krenaria e vërtetë e vendit tonë në garat ndërkombëtare.
www.shkodrasport.com