I meriton dhe kanë ardhur nderimet e çmimet për atletin e njohur shqiptar, Izmir Smajlaj. Kampioni i Europës në kërcim së gjati, pasi e ka parë veten në krye të vendit në Shkodër, në qytetin e tij të lindjes, i nderuar në çdo drejtim nga bashkia e kryeqendrës së veriut, pasi ka marrë edhe shpërblimin prej 40 milionë lekësh të vjetra nga qeveria shqiptare, sot e ka ndalur hapin në Presidencën e Shqipërisë. Ai është nderuar nga kreu i vendit me medaljen “Mjeshtër i Madh”, çka vjen si “qershia mbi tortë” për të, në momentin më të mirë të kaerrierës.Përmes një statusi në Facebook, Smajlaj ka mirënjohje:

 

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj. Ndihem i privilegjuar që ju kam bërë krenar. Dua të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z.Bujar Nishani, që më dekoroi me titullin “MJESHTER I MADH” në sport, për arritjen time si Kampion Europe në Atletikë, ku u mundova ta përfaqësoj denjësisht vendin tim në këtë kompeticion.” Kujtojmë se Izmir Smajlaj u shpall kampion i Europës në Serbi, në garën e kërcimit së gjati.

© shkodrasport.com