Vllaznia sot e ka nje trajner- maqedonasin Mirsad Jonuz. Ka edhe shume te tjere qe ishin te gatshem ta merrnin drejtimin e saj dhe madje kane tentuar te fitojne besimin e drejtuesve te klubit.

Por nga ana tjeter, ka edhe prej atyre qe e konsiderojne si nje enderr te bukur drejtimin e nje skuadre si Vllaznia. Njeri prej tyre eshte ish-futbollisti i saj, lezhjani Dritan Smajli.

Nëse në të ardhmen do të ishit trajner, cilën skuadër do të donit të drejtonit, Besëlidhjen, Vllazninë apo Tiranën?- ka qene pyetja qe i eshte bere nga “Panorama Sport” lojtarit qe ka luajtur me te tre keto skuadra dhe pergjigja e tij ka qene vertete interesante:

“Sot jam trajner dhe po bëj dy vite që drejtoj ekipin U17 të Shënkollit në Kategorinë Superiore, ku arrita edhe finalen e kampionatit kundër Tiranës. Humbëm me një episod mjaft të diskutueshëm. Po punoj me pasion, me dëshirë. Është një punë mjaft e vështirë, por me karakterin që kam, besoj se do t’ia dal.

Pa diskutim që do të më pëlqente të drejtoja secilën nga këto tri skuadra, por Vllaznia mbetet e para. Një ëndërr që e pata për të veshur fanellën e Vllaznisë si futbollist, e realizova. E mbajta me nder atë fanellë dhe Shkodra është dhe mbetet shtëpia ime.

E kam ëndërr të jem edhe trajner i kësaj skuadre dhe të jeni të sigurt që në një të ardhme të afërt do ta realizoj, sepse besoj shumë tek aftësitë e mia, nuk u trembem sfidave.
© shkodrasport.com