Dritan Smajli është një ndër lojtarët që kërkohet të “peshkohet”, më tepër ne këtë periudhë merkatoje. Ofertat në drejtimin e tij janë të shumta në këtë periudhë. Përveç Flamurtarit dhe ekipeve të tjera jasht superligës në skenë ka dalë edhe skuadra kampione e Skënderbeut. Madje Smajli po flitet se shtëpinë e tij të re do ta kenë të në Korçë. Mirpo vetë lojtari që ka luajtur për 5 sezone me Vllazni është në një “udhkryq”, mendimesh, pasi do të shikojë mesa duket shumë gjëra për të dhënë destinacionin e tij për sezonin e ardhshëm.
“Nuk e kam vendosur ende se ku mund të shkoj në fund të këtij sezoni. është e vërtetë që kam një ofertë të mirë nga ekipi I Skënderbeut. Megjithatë nuk e kam vendusr ende për të ardhmen time me ketë skuadër. Oferta është e kënaqëshme, por dua të që të vendos me qetësi. Natyrisht që duhet kohë për të vendosur për një gjë të tillë. gjatë këtyre ditëve do të shikoj si do të vendos. Të jesh pjesë e Skënderbeut e një ekipi që ka tre sezone që del kampion është një vlerësim për mua. Por e thashë më duhet kohë që të vendos”, -ka thënë Smajli.
Flamurtari
Mbrojtësi duket se e ndjen veten më afër ekipot të Flamurtarit. Miqësia e mirë me teknikun Gjoka, mund të bëjë që ai të jetë në përbërje të kësaj skaudre për sezonin e ardhshëm. Nisur edhe nga karakteri I këtij lojtari, shoqëria me teknikun Gjoka mund të jetë një shtysë që ky lojtarë të vishet kuqezi. “Të tjem I sinqertë ofertat kanë qenë të shumta në këtë periudhë. Për mua Flamurtario është një nga pistat më të mundshme. Mund të them se me ekipine Flamurtarit mund të më lidh më tepër edhe afrimiteti im shoqëror që kam jasht profesionit me teknikun Gjoka. Këtu nuk janë vetëm lekët në lojë, por edhe një fartë burrërie që egziston. Megjithatë më duhet të them se ende nuk jam I vendosur midis atyre që do të zgjedhë në fund të këtij sezoni . Me Flamurtarin mund të jem më afër”, -vijon mbrojtësi
Vllaznia
Pesë vite pranë Vllaznisë e në Shkodër e një dashuri për qytetin dhe njerëzit e saj, e vënë në dilemë reale Dritan Smajlin për të ardhmen e tij. Një nga lojtarët më besnik të kuqebluve në pesë sezonet e fundit, pret gjëra konkrete dhe jo vetëm një bisedë nga ana e drejtuesve të klubit. Ai pse jo pret ofertën që do të jashë atë që të thotë po për të gjashtin sezonin ekipit të Vllaznisë. Lezhjani I shkodranizuar e ka të veshtirë që të largohet nga Vllaznia, e ekipin që e ka më përzemër. “Vllaznia? është një emër i madh që më ka dhënë gjithçka deritani në aspketin personal. Me drejtuesit e klubit kam marrë një kontakt, por vetëm kaq dhe asgjë më tepër. Unë e kuptoj se kjo situatë që është edhe presidentin çela përsa I përket fushatës ndoshta nuk është shumë pozitive, pasi ka më pak kohë për ne. Të jem I sinqertë dëshira ime është e madhe që të vbazhdoj tek Vllaznia. Në Shkodër të gjithë më duan. Lojtarë drejtues, tifozët, por edhe ju gazetarët jeni të gjithë miq të mi. Në Shkodër të gjithë më duan. Për qefin tim karierën jovetëm që do të doja ta vazhdoja në Shkodër, por do të kisha dashur që ta mbyllja këtu. Këtu kam familjen tim, djalin tim dhe nuk do të ishte e letë që të lëvizja me ta. Por e thashë nuk kam gjë ende konkrete dhe ndoshta shpejt më duhet të vendos”, -ka mbyllur deklarimin e tij mbrojtësi I djthatë I kuqebuve, Dritan Smjali.
Admir URUÇI