Pas shumë kohës, I realizohet ëndërra. Megjithëse jo e plotë ashtu siç e dëshironte, sërish Dritan Smajli është shumë I kënaqur që mënë fund, emri I tij bën pjesë në listën e lojtarëve të grumbulluar për zborin e parë të trajnerit të ri të kombëtare De Biazi. Megjithatë dëshira e tij e madhe është të jetë në kombëtaren tjetër. Për momentin, mbrojtësi lezhjan duket I kënaqur me ftesën e parë dhe këtë e shpreh edhe në prononcimin e tij për gazetën online “shkodrasport.com” kur thotë: “Jam shumë I kënaqur që drejtuesit e Federatës në përfshinë në këtë listë të lojtarëve që do bëjnë pjesë në grumbullimin e parë të trajnerit De Biazi. Prandaj dhe I falenderoj ata për këtë gjë. Sigurisht që ndihem mirë sepse më në fund po realizohen ëndërrat e mia.
Unë natyrisht që do dëshiroja të isha pjesë e kombëtares për ndeshjet zyrtare sepse mendoj se e meritoj këtë gjë prej kohësh megjithatë edhe kështu nuk është keq. Çdo gjë e ka një fillim dhe shpresoj që ky grumbullim të jetë edhe fillimi I grumbullimeve të mia me ekipin kombëtar”. Normalisht që Dritan Smajli që më përpara duhej ta kishte patur një ftesë të tillë për të qenë pjesë e përfaqësueses kuqezi. Që prej katër sezonesh që është pjesë e Vllaznisë, ai është ndër lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar në krahun e djathtë megjithatë asnjëherë nuk I është dhënë shansi të grumbullohet. Këtë herë po. Pikërisht për këtë ftesë të marrë, ai ka lënë kampingun shkodran në Ulqin që mbrëmjen e së enjtes sepse trajneri Vata I ka dhënë pushim për dje dhe ka mbërritur pranë familjes së tij. Ndërsa sot do jetë në grumbullim bashkë me futbollistin tjetër të Vllaznisë Arsen Sykajn. Në fakt, 26 vjeçari I detyrohet shumë Shkodrës dhe Vllaznisë dhe prandaj nuk ka dëshirë të largohet kollaj prej saj. Madje, drejtuesit e klubit duket se do t’I ofrojnë rinovimin e kontratës sërish edhe për sezonin tjetër dhe Smajli është gati ta bëjë këtë gjë sepse e konsideron veten tashmë vërtetë shkodran. E pranon këtë edhe për gazetën kur thotë: “Kemi biseduar paraprakisht për këtë çështje me drejtuesit e klubit dhe parimisht jemi dakord që ta rinovojmë kontratën megjithatë më saktësisht për këtë do bisedojmë nga fundi I këtij muaji. Unë kam dëshirë të qëndroj gjatë në këtë qytet sepse tashmë jam I lidhur shumë me të prandaj dhe e quaj veten shkodrani tani”. Smajli është nga lojtarët më stabël tek Vllaznia. Madje është I vetmi post, ai I mbrojtësit të djathtë, për të cilin drejtuesit e klubit asnjëherë nuk kanë hyrë në merkato. Që do të thotë se numri 2 ka qenë dhe do mbetet I pazëvendësueshëm. Edhe për trajnerin aktual Rudi Vata, Smajli mbetet I njëjti. Madje ai së fundi e ka kaluar edhe në rolin e mesfushorit të djathtë duke kthyer në mbrojtje Gocajn. I pyetur sesi e sheh ai ecurinë e Vllaznisë në pjesën e dytë të sezonit, Smajli është përgjigjur: “Gjatë kësaj periudhe po ndodhin disa ndryshime në skuadër. Janë larguar disa futbollistë dhe po vijnë të tjerë. Trajneri Vata po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe përderisa ai e ka marrë përgjegjësinë për këtë gjë, duhet t’I besojmë. Jam I bindur se Vllaznia tani e tutje ka për t’u paraqitur shumë më e fortë se deri tani”.
www.shkodrasport.com