Skuadra e ardhshme për mbrojtësin lezhjan tani e tutje do të jetë Flamurtari. Kësisoj Dritan Smajli nuk do te jete me futbollisti I Vllaznise. Pas plot 5 vitesh aktivizimi me kete skuader, mbrojtesi lezhjan ka vendosur te ndryshoje ambjent. Diten e sotme, numri 2 I kuqebluve ka udhetuar drejt Vlores teksa ka biseduar me presidentin e Flamurtarit Shpetim Gjika dhe ka arritur nje akord paraprak per te luajtur me kete skuader ne sezonin e ri. Ne kete menyre tashme do te pritet vetem mbarimi I kontrates aktuale me skuadren shkodrane qe perfundon ne fundin e muajit maj, per te hedhur firme ne kontraten me Flamurtarin.


Largimi I Smajlit ne fakt nuk eshte nje sinjal I mire per Vllaznine e sezonit te ardhshem. Nese drejtuesit aktuale te klubit çdo dite flasin per perforcime, ne fakt duket nje situate krejt ndryshe. Pas Smajlit mendohet qe edhe Vujadinoviç e Dragoi jane shume prane largimit megjithate duhen pritur ditet e ardhshme. E sigurte deri tani eshte vetem qe Smajli I ka dhene lamtumiren kesaj skuadre. Vete lojtari ne nje prononcim telefonik nga Vlora ku ka qene ne bisedime me presidentin Gjika, ka deklaruar keqardhjen e tij per kete largim nga Vllaznia por nga ana tjeter eshte shprehur se ka qene I detyruar t’I jape fund karrieren ne Shkoder pas 5 vitesh shume te bukura te kaluara aty pikerisht per shkak te njefare rremuje qe ekziston aktualisht ne kete klub. Atij nuk I eshte bere asnje oferte konkrete dhe ne kushte te tilla, perballe nje oferte shume te mire financiare nga Flamurtari, ka qene I detyruar te zgjedhe kete te fundit.

 

Gjergj KOLA

(www.shkodrasport.com)