Mbrojtësi i Vllaznisë, Geralb Smajli bëri heroin kundër Egnatia duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
“Është e vërtetë që zhvilluam në ndeshje shumë të mirë, ashtu si në Kupë, por besoj që ishte një gabim individual që na kushtoi, por sot treguam që merituam gjithçka.
Trajneri ka ndryshuar vetëm skemëm dhe besoj çdo gjë do të jetë më mirë tani. Ishte roli që na ndryshoi trajneri që të ndihmonim njëri-tjetrin pasi kishim shumë minuta në këmbë dhe herë pas here kishim lodhje.
Trajneri e ka bërë mbledhjen njësoj sikur ishte më përpara, na tha që të vazhdojmë kështu pasi asgjë ska mbaruar. Kemi pasur shumë minuta në këmbë dhe lodhja fizike bën punën e vet, sot dhamë gjithçka në fushë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu ndeshjet e ardhshme, të sakrifikojmë” tha Smajli për “MCN TV”.