Nje gol i mbrojtesit Smajli ne minuten e 93-te i ka dhene barazimin Vllaznise U19 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ndaj Shenkollit mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ne fund te takimimit eshte vulosur rezultati i barabarte 2-2 dhe skuadrat kesisoj kane ndare nga nje pike ne kete perballje te shume luftuar, madje nganjehere edhe me shume sesa duhet.

Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara nuk pati gol dhe ajo u mbyll ne barazim 0-0. Ne minutat e para te pjeses se dyte do te vinte nje gabim ne mbrojtje e futbollisteve te Vllaznise dhe nga kjo perfitoi sulmuesi Daija i Shenkollit qe arriti ta dergonte topin ne rrjete.

Ka qene minuta e 58-te e ndeshjes kur do te shenohej ky gol. Vllaznia nuk pajtohet me disavantazhhin dhe ne minuten e 77-te do te vinte goli i barazimit.

Nje kros nga e majta e Smajlit dhe topi shkon ne zone, aty ku ndodhet kapiteni Elbasani qe i ardhur ne ndihme te sulmit, e ka derguar topin ne rrjete.

Vllaznia kerkon edhe golin e fitores por dy minuta para fundit, ne nje kundersulm te Shenkollit, topi prek doren e nje mbrojtesi shkodran dhe arbitri i takimit do te akordonte 11-metersh.

Nga pika e bardhe Daija tregohet i sakte dhe shenon serish. Arbitri akordoi 4 minuta shtese dhe ne te treten, kuqeblute fituan nje goditje denimi nga e majta e sulmit te tyre.

Ka qene Smajli, nje nga me te miret ne fushe, ai qe e ka ekzekutuar ate dhe topi ka shkuar drejteperdrejte ne trekendesh duke barazuar shifrat ne 2-2 dhe kesisoj dy ekipet kane ndare nga nje pike./SHKODRA-SPORT.COM/