Diten e djeshme u mbyllen tre jave kampionat te Superiores dhe bashke me problematikat e ndeshjeve te ndryshme, padyshim qe pjese e tyre jane bere edhe arbitrimet plot gabime. Fakti qe tashme eshte ne loje edhe VAR, ka bere qe arbitrat te ulin “vigjilencen” dhe t’ia lene atij ne dore vendimin.
Por ajo çfare konstatojme eshte se gabimet e arbitrave po shtohen dhe po ashtu, nuk po shohim denime te tyre. Jane thuajse te njejtet qe arbitrojne, si ata me emer por edhe disa te rinj qe kane hyre rishtazi ne Superiore dhe çdo 3-4 jave kampionat i sheh ne fushen e lojes. Nga ana tjeter, nuk po shohim prej javesh nje arbiter tashme me pervoje si Indrit Myrtja.
Ne 27 jave kampionat, atij i eshte besuar vetem 1 ndeshje si arbiter kryesor. Ajo e javes se katert ne mes Bylisit dhe Tiranes (2), ne te cilen ka marre vleresim pozitiv. Qe atehere, nuk i ka fryre me bilbilit ne Superiore. E kane derguar te katert, ne VAR apo AVAR, por kryesor jo. Madje e kane derguar te mbaje edhe ndeshje te kampionateve U14 dhe U15!!!
Shembulli me i fundit eshte ai kesaj fundjave qe kaloi. Te shtunen ka drejtuar ne Shkoder dy ndeshje te kampionateve U14 dhe U15 ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Teutes, ndersa dje ka qene ne AVAR ne ndeshjen Egnatia- Teuta.
Ne fakt konsiderohet arbiter i Superiores, por nuk vleresohet si i tille. Meqe permendem ndeshjen e djeshme ne Rrogozhine, per konincidence shohim qe ne VAR ka qene Kreshnik Barjamaj, arbitri qe te shtunen ishte kryesor ne Laçi- Vllaznia. Rastesi kjo apo nuk ka arbitra?! Me siguri qe nuk eshte rastesi, por rastesi i mbetet te jete qe lapsi i dizenjatorit te arbitrave Sokol Jareci nuk kap asnjerin emrin e Indrit Myrtjes per ta caktuar si kryesor prej 23 javesh!!!
Ndoshta kohet e fundit eshte hedhur teza e aktivizimit te arbitrave te rinj, por arbitri shkodran nuk eshte i vjeter. Thjesht mund te jete çeshtje preferencash, ose me mire te nenkuptojme kete gje…(www.shkodrasport.com)