Sistemi VAR do të vendoset edhe në Superligën shqiptare. Në Shqipëri disa ditë më parë kanë qenë disa pjesë të UEFA-s që kanë pasur një takim me drejtuesit e FSHF-së si dhe me sektorin e arbitrimit.
I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, dizenjatori i gjyqtarëve, Sokol Jareci shprehet se që nga sezoni 2021-2022, VAR do të jetë në të gjitha stadiumet në Shqipëri.
“Të gjithë ndeshjet e Superiores do të jenë me VAR duke filluar nga sezoni 2021-2022. Jemi në hapat e para. Nuk është se na u tha buxheti. Çdo shtet ka çmimet e veta. Më vonë do të merret vesh se sa do të kushtoj implementimi i këtij sistemi pasi deri më tani nuk e dimë.
Sistemi VAR absolutisht nuk do të bëjë heqjen totale të gabimeve, por do të bëjë përmirësim. Pak ndërhyrje, por është një pozitive”, u shpreh Sokol Jareci./newsport/