Flamurtari është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sokol Kushta ishte i ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës Albania”, ku përveç Partizani, ka folur edhe për Flamurtarin. Kushta ka dhënë kritika për Sinan Idrizin, përtej komplimenteve, duke thënë se ka bërë disa gabime. 

“Një nga problemet e Flamurtarit, mora nja 5 lojtarë që nuk i përdori fare. Sado i zgjuar të jesh në jetën e përditshme, në biznes, futbolli është labirint, një errësirë.

Sinani nuk do ta kuptojë kurrë nëse do të eci me njerëz të paaftë, që të marrin 7 lojtarë që ka paguar 300 mijë euro Sinani dhe nuk luajtën 1 sekondë në fushë. Çfarë të them unë, është i zgjuar Sinani? Është i zgjuar për punët e tij, ne jemi në futboll këtu.

Ai ka humbur 300 mijë euro për këta lojtarë. Erdhi Murataj, super lojtar, por ishte i dëmtuar. Sinani pagoi lekët, cfarë t’i them unë, bravo Sinanit që pagoj lekët? Mirë bëri, po përse i pagoj? Erdhi Telushi që nuk luajti, çfarë t’i them unë, veprove drejt? T’i them që jam i gëzuar që doli në vendin e dytë? Nuk jam i gëzuar, Flamurtari duhej të ishte 10 pikë para Vorës me ata lojtarë që bleu”, tha Kushta. /Sport Ekspres/