Vllaznia e ka mbyllur gjysmen e pare te kampionatit ne vendin e trete te renditjes dhe kur ka kaluar gjysma e rruges thuajse jane pervijezuar edhe emrat e kater skuadrave qe do te synojne titullin kampion ne fazen “Final 4” sepse perveç saj jana edhe Dinamo, Egnatia dhe Partizani.

Po sa shanse ka qe Vllaznia te shpallet kampione kete sezon? Pikerisht per te mesuar se çfare mendojne tifozet shkodrane ditet e fundit organizuam nje sondazh ne faqen tone ku kane marre pjese nje numer i madh lexuesish. Po cili opinioni i tyre ne lidhje me kete çeshtje?

Vetem 13 % e votuesve ne kete sondazh jane te bindur 100 % se Vllaznia ka shanse per ta sjelle titullin kampion ne Shkoder pas 24 vitesh. Nderkohe 41 % e votuesve jane 75 % te bindur se do arrihet ky objektiv.

14 % e votuesve nderkohe jane te mendimit se Vllaznia ka shanse 50 % per t’u shpallur kampion, ndersa 12 % besojne se kuqeblute kane vetem 25 % shanser per te gezuar serish tifozet e tyre. Sakaq 20 % e atyre qe kane marre pjese ne votimin tone, nuk besojne fare se kjo gje mund te arrihet./www.shkodrasport.com/