Kanë kaluar 8 javë kampionat dhe Vllaznia përgjithësisht ka bërë një paraqitje të mirë deri tani. Por në fakt gjëja më e bukur e kësaj skuadre deri tani ka qenë dyshja e të rinjve, Kevin Dodaj dhe Antonio Delaj. Ato të dy janë duke luajtur si titullar, herë njëri dhe herë tjetri, madje edhe zëvendësimet i kanë me njëri- tjetrin.

Por nga ana tjetër shumëkush mendon se e mira do të ishte që këto dy lojtarë të rinj të luajnë sëbashku në formacion, njëri në krahun e majtë të sulmit të Vllaznisë dhe tjetri në të djathtin, duke spostuar ndoshta në qendër të mesfushës Esat Malës.

Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka lëshuar një sondazh në kanalin e saj duke i pyetur lexuesit se çfarë mendimi kanë për këtë temë. Dhe interesante ka qenë përgjigja e shumicës së atyre që kanë marrë pjesë në këtë votim. 61.2 % e tyre mendojnë se preferenca e tyre është t’i shohin të dy këta futbollistë të rinj duke luajtur sëbashku në fushë.

Ndërkohë 20.8 % mendojnë dhe dëshirojnë që si titullar të luajë Kevin Dodaj, ndërsa 18 % mendojnë që titullar duhet të jetë Antonio Delaj. Megjithatë këto janë preferenca të sportdashësve. E rëndësishme është që të dy këto lojtarë tashmë janë fituar dhe janë shndërruar në faktorë tek ekipi i Vllaznisë./www.shkodrasport.com/