Vllaznia beri nje paraqitje te mire ne ndeshjen e fundit ndaj Egnatias duke barazuar ne fushen e saj me rezultatin 2-2 dhe sidomos pjesa e dyte ka qene vertete mbreselenese per kuqeblute. Nderkohe, FSHF zgjodhi Ildi Gruden si lojtarin e ndeshjes dhe madje ai zuri nje vend edhe ne formacionin me te mire te javes se 31-te te “Abissnet Superiore”.
Por nderkohe per tifozet shkodrane ne fakt eshte nje futbolllist tjeter si me i parapelqyer per paraqitjen e tij ne sfiden ndaj rrogozhinasve. Behet fjale per Erdenis Gurishten qe ndoshta ka zhvilluar ndeshjen e tij me te mire te ketij sezoni, duke na kujtuar serish ate lojtar te para dy sezoneve.
Keshtu ka ndodhur ne sondazhin e organizuar nga gazeta “Shkodra Sport” per te zgjedhur lojtarin me performancen me te mire ne kete ndeshje. Me shume vota se te gjithe ka marre pikerisht Gurishta, i cili ka marre 29 % te votave. I dyti eshte Esat Mala qe po ashtu beri nje performance shume te mire i cili ka marre 24 % te votave ndersa Ildi Gruda eshte i treti me 17 % te votave.
Te tre keta lojtare jane shume te shkeputur nga pjesa tjeter e skuadres. Shume prej tifozeve duan padyshim qe ta shohin Erdenis Gurishten edhe ne ndeshjet e mbetura te ketij sezoni ne te njejten forme, per me teper qe edhe neser ndaj Teutes do te mbaje serish shiritin e kapiteni ne mungese te Balajt dhe kjo mund ta motivoje edhe me shume ate.(www.shkodrasport.com)

