Vllaznia u rikthye mbreme tek fitorja duke mundur Teuten 2-0 ne “Loro Boriçi”, fale dy golave te shenuar nga sulmuesi dhe kapiteni i saj Bekim Balaj.

Ky lojtar eshte zgjedhur njekohesisht edhe si “Lojtari me i mire i ndeshjes” nga lexuesit e “Shkodra Sport” ne sondazhin e organizuar oret e fundit. Ai ka marre 125 vota ose 25.3 % te votave. Natyrisht qe e ka merituar nje gje te tille sepse po tregohet vertete lider i kesaj skuadre dhe tashme eshte “abonuar” edhe me golin.

Ne vend te dyte ne baze te votave eshte renditur Esat Mala qe vazhdon te jape me te miren e tij ne çdo ndeshje te Vllaznise. Ai ka marre 94 vota, ndersa ne vend te trete eshte renditur mesfushori Rejan Alivoda qe ka marre 80 vota ne kete sondazh.

Pas kesaj tresheje, vijne pastaj Eslit Sala me 77 vota, per te vijuar me Kristi Qarrin me 40 vota, Geralb Smajli me 38 e keshtu me rradhe./SHKODRA-SPORT.COM/