Viti 2024 eshte mbyllur sa i takon ndeshjeve te luajtura ne futbollin shqiptar dhe “Abissnet Superiore” eshte ndalur tek java e 19-te. Ka kaluar pak me shume se gjysma e gares se kampionatit dhe Vllaznia e ka mbyllur ne vendin e trete te renditjes, por vetem nje hap larg Dinamos dhe Partizanit qe jane me lart se ajo.
Ne keto 19 jave ekipi shkodran ka bere nje performance pergjithesisht te mire duke u konfirmuar si nje nga ekipet pretendente te kampionatit, por ecuria e saj sigurisht qe ka patur uljet dhe ngritjet e saj. Ndoshta e ndikuar edhe nga mungesat e shumta qe e kane shoqeruar nga fillimi i sezonit e deri me tani.
Edhe vete lojtaret kane patur uljet e ngritjet e tyre. Po cili eshte lojtari me performancen me te mire ne kete gjysem- sezoni? Per te marre nje pergjigje per kete pyetje, gazeta “Shkodra Sport” ka organizuar nje sondazh duke vendosur per lexuesit e saj edhe emrat e atyre qe kane luajtur me shume minuta deri me tani.
Po çfare rezulton nga ky sondazh? Lexuesit e “Shkodra Sport” mendojne se lojtari me performancen me te mire eshte Kevin Dodaj. Nga 1160 lexuesit qe kane marre pjese ne kete sondazh, per sulmuesin 19 vjeçar jane shprehur 390 vete dhe si rrjedhoje Dodaj ka marre 34 % te votave.
I dyti per numrin e votave eshte Bekim Balaj me 147 te tilla (13 %), i treti Kristi Qarri me 134 vota (12 %) e keshtu me rradhe, Andrey Yago 119 vota (9 %), Esat Mala 80 vota (7 5), Erdenis Gurishta 78 vota (6 %), per te vijuar me Ardit Krymin, Klinti Qaton etj./www.shkodrasport.com/