Te Vllaznia vazhdon te flitet edhe per dy perforcime te tjera deri ne afatin permbylles te merkatos se veres, perforcime keto qe do ta çonin ne 10 numrin e lojtareve joshkodrane te ardhur sivjet tek skuadra kuqeblu.
8 prej tyre i kemi pare tashme ne fushe, si ne ndeshjet europiane ashtu edhe ato miqesore dhe tifozet kane filluar te krijojne nje ide per secilin prej tyre. Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” gjate dites se sotme ka hapur nje sondazh per te mesuar nga tifozet se cila nga blerjet e deritanishme do te jete zbulimi i Vllaznise ne sezonin e ri.
SONDAZH/ Cila nga blerjet e Vllaznisë do të jetë zbulimi i sezonit të ri 2023-24?
Ne kete sondazh brenda disa oresh kane marre pjese 322 vete. Nga ajo çfare vihet re, tre lojtaret tek te cilet pritshmerite jane me te medha, kane emrat e Milos Stojanoviç, Ildi Grudes dhe Darko Dodev. Te tre ata kane nje diference te vogel votash me njeri- tjetrin.
Me i pelqyeri eshte mbrojtesi serb Milos Stojanoviç qe pritet te ofroje garanci dhe siguri ne prapavije. Per te kane votuar 89 vete ose 27.64 % Ne vend te dyte eshte Ildi Gruda me 83 vota ose 25.78 % te tyre dhe i treti eshte maqedonasi Darko Dodev me 79 ( 24.53 % ).
Ne vend te katert nderkohe eshte shkodrani i ardhur nga Malta Eslit Sala me 39 vota (12.11 %). Nuk duket shume bindes per tifozet Konstantin Cheshmedjiev per te cilin kane votuar vetem 20 vete (6.21 %).
Nderkohe tre lojtare te tjere te ardhur gjate kesaj merkato vere “nuk ua mbushin syrin” tifozeve te Vllaznise. Per te tre ato, Xhelil Asanin, Jurgen Mehidrin dhe Redon Dragoshin kane votuar ne total 12 vete ose 3.7 % e tifozeve. Te jete vertete keshtu edhe paraqitja e tyre ne kampionat? Te presim…