Ardhja e tij para një muaji shkaktoi jo pak polemika në Shkodër. Portieri maqedonas Andreja Efremov ndoshta nuk ishte në formën e tij më të mirë fizike megjithatë prej disa ndeshjes i është besuar vendi i titullarit në katërkëndëshit kuqeblu.
Paraqitjet e tij kanë qenë përgjithësisht të mira megjithatë për të marrë një mendim më të plotë në lidhje me këtë portier, “Shkodra Sport” ka hapur mbrëmë një sondazh me pyetjen se si e vlerësonin tifozët paraqitjen e deritanishme të Efremov me skuadrën e Vllaznisë?
Në këtë sondazh, kanë votuar brenda disa orëve plot 691 vetë dhe po ashtu kanë komentuar 16 vetë. Interesant është fakti se 82 për qind e atyre që kanë votuar, pra më shumë se 560 vetë kanë qenë të mendimit se Efremov është paraqitur mirë gjatë këtyre ndeshjeve duke mbrojtur portën shkodrane.
Nga ana tjetër, vetëm 18 për qind e votuesve e kanë konsideruar paraqitjen e maqedonasit si jo të mirë. Në këtë mënyrë, fillimi duket i mbarë për këtë portier. Tifozët e kanë mirëpritur tashmë dhe po e vlerësojnë për paraqitjet që po bën megjithatë ka ende për të bërë sepse kampionati sa vjen e vështirësohet dhe do ketë më shumë punë edhe për portierët.
Më poshtë keni rezultatet e sondazhit që ka organizuar “Shkodra Sport” për portierin Andreja Efremov:
© shkodrasport.com