Si debutues këtë sezon në kategorinë e parë Veleçiku ka patur një ecuri përgjithësisht të mirë teksa e ka mbyllur në vendin e gjashtë të renditjes, por në momente të caktuara kapi edhe vendin e katërt. Kjo mund të konsiderohet shumë pozitive për skuadrën e drejtuar nga trajneri Besnik Duli.
Kontigjenti duhet thënë se nuk ka qenë i mjaftueshëm megjithatë ai është munduar të bëjë më të mirën. Jo më kot, do të donim që secili prej jush të jepte një mendim për të përcaktuar lojtarin që ka dhënë kontributin më të madh tek Veleçiku në këtë gjysëm të parë të sezonit.
Duke filluar nga portieri Vjerdha që ka qenë përcaktues në shumë ndeshje me pritjet e tij, për të vazhduar me lojtarët e repartit të mbrojtjes, Kaçupaj, Balaj, B. Çokaj, Lami e Hoxha.
Në mesfushë ndërkohë një kontribut të madh kanë dhënë Bega, Banushi, Plishta dhe braziliani Alexandre ndërkohë që për sulmin kanë dhënë kontributin e tyre D. Çokaj, Toma e Hasaj. Veleçiku duke luajtur të gjitha ndeshjet në Shkodër, “e ka fituar kampionatin e tij”, megjithatë dëshira dhe objektivi është për ta mbyllur me sukses deri në fund këtë sezon.
© shkodrasport.com