Mbremjen e djeshme “Shkodra Sport” ka publikuar nje sondazh per lexuesit e saj per te perzgjedhur lojtarin me te mire te ndeshjes se fundit te Vllaznise, asaj te fituar 2-1 ndaj Kukesit ne “Elbasan Arena”.
Duhet thene se ka patur nje numer te madh votimesh nga lexuesit tane dhe interesant eshte fakti se numrin me te madh te tyre e ka marre mesfushori brazilian Hygor.
Ai ka mbledhur 21.2 per qind te votave ne total nderkohe qe ne vend te dyte ka qene kapiteni Gilman Lika me 17.6 per qind. Ne vend te trete eshte renditur maqedonasi Gligorov me 14.8 per qind te votave.
Kjo ka qene treshja me e mire e kesaj ndeshje sipas votimeve te lexuesve tane. Menjehere pas tyre kane qene ne baze te numrit te votave te mbledhura Malota, Shehi, Gurishta, Sherri etj.
Fakti qe ne vend te pare dhe te dyte kane qene dy autoret e golave ne kete ndeshje, tregon edhe njehere tjeter per peshen qe kane patur ato ne kete sukses, ashtu si dhe Gligorov qe dha ate asist te shkelqyer tek goli i fitores.
“Shkodra Sport” edhe ne vijim do te vijoje te organizoje te tilla sondazhe per te marre mendimet tuaja te nderuar lexues, ne menyre qe te mesojme edhe per preferencat tuaja per ate se çfare japin futbollistet ne fushen e lojes.
www.shkodrasport.com