E ka filluar sezonin si mbrojtes i djathte, me pas ka kaluar edhe ne te majtin e ketij reparti ashtu siç ka luajtur edhe si qendrembrojtes kur ka qene e nevojshme. Eshte munduar t’i beje keto detyra qe i jane ngarkuar, ndoshta jo krejt me deshiren e tij por me idene per ta ndihmuar skuadren, madje duke marre herepashere edhe koston e ndonje gabimi qe e ka penalizuar ate dhe ekipin.
Nderkohe Erdenis Gurishta ne ndeshjet e fundit po luan edhe ne rolin e mesfushorit shkaterrues perkrah Krymit apo Ramadanit dhe serish eshte munduar te jape te miren.
“Shkodra Sport” ka hapur nje sondazh mbremjen e djeshme duke shtruar pyetjen se ne cilin repart mund te jape me teper si futbollist Gurishta, ne mbrojtje apo ne mesfushe?
Dhe pergjigjet e lexuesve tane kane konfirmuar ate se çfare ne fakt di te beje me mire lojtari. 80 % e atyre qe kane votuar, jane te mendimit se Gurishta eshte me mire te luaje ne mbrojtje dhe vetem 20 % mendojne se me mire eshte te luaje ne mesfushe.
Me poshte keni edhe rezultatet e ketij sondazhi: