“Panorama Sport” vendosi disa kohë më parë një sondazh në faqen online, ku u pyetën lexuesit se cila skuadër e huaj ka më shumë tifozë në Shqipëri.
Në këtë sondazh votuan plot 10 mijë persona. Numrin më të madh i votave shkoi për 7 herë kampionët e Champions Leagues, Milanin. 26 % të votuesve shqiptarë zgjodhën kuqezinjtë si skuadrën e tyre të preferuar.
Në vend të dytë për nga numri i votave qëndron Juventusi me 5 % më pak se Milani, ndërkohë në vendin qëndron një tjetër skuadër italiane, bëhet fjalë për Interin. Skuadra zikaltre siguroi 16% të votave.
Nga sondazhi duket qartë që tifozët shqiptarë janë të dashuruar me skuadrat italiane të futbollit dhe zemra e tyre është e ndarë mes Milanit, Juventusit dhe Interit.
REZULTATET E SONDAZHIT TË “PANORAMA SPORT”:
1.MILAN (26 % = 2600 vota)
2.JUVENTUS (21%=2100 vota)
3.INTER (16%=1600 vota)
4.BAJERNI I MYNIHUT (12%=1200 vota)
5.REALI I MADRIDIT (10%=1000 vota)
6.BARCELONA (9%=900 vota)
7. TJETËR 2%
8. LACIO 1%
9.ROMA 1%
10. AJAKS 1%
11.MANÇESTER JUNAJTID 1%
12.NAPOLI 0%
Sondazhi