Ka mjaftuar një sondazh I zhvilluar katër ditët e fundit në faqen e gazetës online “shkodrasport.com”, për të kuptuar se çfarë mendimi kanë njerëzit, kryesisht tifozët e Vllaznisë në lidhje me faktorët që çuan në dështimin e merkatos së kuqebluve. Shumica e njerëzve që kanë marrë pjesë në votim, kanë qenë të mendimit dhe fajtori kryesor për këtë dështim apo më mirë të themi për problemet e shfaqura në merkaton e janarit tek Vllaznia, është trajneri Rudi Vata. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për pak vota. 349 vetë ose 85.1 % e njerëzve që kanë votuar në këtë faqe, kanë qenë të këtij mendimi pra për trajnerin. 50 vetë ose 12.2 % e njerëzve kanë fajësuar drejtuesit e klubit ndërsa 11 vetë ose 2.7 % kanë votuar për faktorë të tjerë që kanë çuar në këtë dështim të Vllaznisë në merkato.

Shifrat flasin vetë. Rrëmuja që është krijuar në skuadër, aq sa në seancën e para dy ditëve kanë qenë present plot 13 futbollistë të huaj, ka krijuar një imazh të keq tek të gjithë. Për këtë prandaj fajësohet trajneri Vata ka lejuar dhe ka larguar nga skuadra disa futbollistë pa gjetur ende zëvendësuesit e tyre. Për më tepër, bërja publike e listës prej 16 futbollistësh që nuk ishin në planet e këtij trajneri, pikërisht në momentin e fillimit të fazës përgatitore, ka “trazuar” jo pak ujërat. Një listë që u mohua herëpahere nga ana e trajnerit Vata por që në fakt edhe ai vetë në fund u dorëzua kur mori vesh që lista ishte filmuar dhe fotografuar në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë ku ka qenë e afishuar. Pikërisht kjo listë duket se I ka shkaktuar jo pak probleme trajnerit teksa portieri Vujadinoviç, mbrojtësi Sykaj apo dhe të tjerë, e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre me situatën e krijuar dhe kanë kërkuar të largohen nga skuadra.

www.shkodrasport.com