Shkodranët preferojnë si portierin më të mirë në historinë e Vllaznisë, legjendën e saj Paulin Ndoja. Shumëkush ndoshta niset nga ato çfarë ka dëgjuar për këtë portier, të tjerë e kanë parë vetë në fushën e lojës dhe ndonëse pa një karrierë shumë të gjatë për shkak se e përjashtuan nga futbolli, ai mbetet më i preferuari.

Këtë e ka treguar edhe sondazhi i hapur dy ditë më parë nga “Shkodra Sport” teksa i kërkohej lexuesve të faqes tonë të jepnin mendimin e tyre për portierin e preferuar të Vllaznisë në vite.

Dhe shumica e atyre që kanë votuar, kanë qenë për Paulin Ndojën. Pas tij, ka patur jo pak vlerësim për Armir Grimën, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe vlerësimet për portierët e tjerë si Avenir Dani, Isa Sukaj, Gjergji Kushe, Zija Dani, Dodë Tahiri etj.

Megjithatë më së shumti, të gjithë evidentojnë Paulin Ndojën dhe kuptohet që edhe ne respektojmë mendimin e sportdashësve shkodranë. Jo më kot ata e quajnë “legjenda e portës së Vllaznisë”.
© shkodrasport.com