Me marrjen e Andi Ribajt është mbyllur merkatoja e Vllaznisë. Me të ka shkuar në gjashtë numri i blerjeve të saj. I pari erdhi Edon Hasani, më pas firmosi Gilman Lika, Nuredin Orelesi, Charles Atsina e pastaj edhe Erjon Vucaj. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një merkato cilësore megjithatë ka edhe mendime ndryshe.
Sigurisht që do të ishte me interes edhe nga ana juaj të nderuar sportdashës për të dhënë mendimet tuaja nëse vërtetë e pëlqeni mënyrën si kanë punuar drejtuesit e klubit Vllaznia në këtë merkato apo jo. Sezoni i ri tashmë është në prag dhe natyrisht që nuk mund të ndryshohet më gjë. Ajo çfarë pritet është vetëm që këto gjashtë blerje të nderojnë ngjyrat kuqeblu që do të mbajnë veshur.
© shkodrasport.com