Sot ne ora 13:45 ne “Selman Stermasi” te kryeqytetit luhet klasikja e futbollit shqiptar, pikerisht perballja ne mes Tiranes vendase dhe Vllaznise se Shkodres.
Nje sfide qe e gjen Vllaznine ne vendin e pare te renditjes, ndersa Tiranen ne disa shkalle me poshte. Ndoshta nisur edhe nga kjo gje, shumica e tifozeve shkodrane mendojne se Vllaznia fiton sot ndaj bardhebluve.
Kjo konstatohet edhe ne mendimin e tyre te dhene ne sondazhin e “Shkodra Sport” ne instastory ku kane ku kane votuar nje numer i konsiderushem votuesish.
Shumica e tyre, ose me mire te themi 92.6 per qind e atyre qe kane votuar, kane thene se fiton Vllaznia ne ndeshjen e sotme. Sakaq 5.8 per qind e votuesve jane shprehur te mendimit se ndeshja mbyllet ne barazim dhe vetem 1.6 per qind e tyre mendojne se sot fiton Tirana.
Rezultatet e ketij sondazhi edhe njehere tjeter tregojne se Vllaznia e sivjtme ka kthyer besimin tek tifozet e saj te cilet perballe çdo kundershtari mendojne dhe besojne se do te fitojne kuqeblute./SHKODRA-SPORT.COM/