Prej tre ditësh, në faqet e gazetës sonë online, kemi hapur sondazhin për parashikimin e fatit të ndeshjes që do luhet pak minuta më vonë në Peqin mes Shkumbinit vendas dhe Vllaznisë. Në bazë të votimeve, rezulton se 51.4 % e njërëzve mendojnë që këtë ndeshje do ta fitojë Vllaznia, 32.4 % mendojnë se do ta fitojë Shkumbini ndërsa 16.2 % mendojnë se ndeshja do ndahet në barazim. Në pamje të parë, ky votim nuk sjell realisht mendimin e të gjithë tifozëve, apo dhe të dy skuadrave meqë gazeta jonë ka më shumë fansa shkodranët. Rrjedhimisht, duket një votim paksa i njëanshëm por ajo çfarë ka rëndësi, ka të bëjë me faktin që tifozët e Vllaznisë pavarësisht situatave që po kalon skuadra e tyre, sërish besojnë tek ajo. Besojnë se kuqeblutë mund të fitojnë edhe në fushën e vështirë të Peqinit dhe kjo është shumë pozitive. Me këtë mendi, patjetër që edhe vetë futbollistët dhe stafi drejtues duhet të bëjnë më tepër për t’i kënaqur këta tifozë. Duke filluar nga ndeshja e sotme ndaj Shkumbinit.

www.shkodrasport.com