Portugalia dhe Holanda do të luftojnë për trofeun e Ligës së Kombeve, garës inauguruese të UEFA-s, në finalen e parë të këtij turneu në Estadio do Dragao në Porto.
Cristiano Ronaldo ia siguroi Portugalisë finalen në ndeshjen e tij debutuese në Ligën e Kombeve, duke realizuar het-trik ndaj Zvicrës në gjysmëfinale, raporton Gazeta Express.
Pa praninë e Cristianos, Portugalia e siguroi gjysmëfinalen, por gjithsesi iu desh ndihma e madhe e pesë herë fituesit të Topit të Artë për të arritur në finale. Ylli i Juventusit shënoi dy gola të shpejtë dy minuta para fundit të ndeshjes për t’ia siguruar fitoren portugezëve 3:1 kundër Zvicrës.
Ndërkohë, Holanda u desh të djersitet më shumë për të arritur në finale, të cilën e arriti vetëm pas kohës shtesë prej 30 minutave ndaj një Anglie me gabime të pafalshme në mbrojtje.
Ndeshja në kohë të rregullt kishte përfunduar pa fitues 1:1. Por, në fillim të kohës shtesë, Kyle Ëalker shënoi autogol para se Quincy Promes të shënonte për 3:1 në minutën e 114 falë një gabimi fatal nga Ross Barkley.
Finalja mes Portugalisë dhe Holandës nis në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Portos.