Ne oren 21:00 ne mbremjen e sotme, do te zhvillohet finalja e Conference League, ndermjet Romes dhe Feyenoord, ndeshje e cila do te luhet ne stadiumin “Arena Kombetare” ne kryeqytet.

Policia e Shtetit ka ndermarre masa te forta per te garantuar sigurine para, gjate dhe pas ndeshjes. Megjithate, jo gjithçka shkoi mire, pasi mbremjen e kaluar pati perleshje te shumta ndermjet huliganeve te te dy ekipeve dhe Policise.

Per te shtuar dhe ruajtur sigurine ne finalen e sotme ndermjet Romes dhe Feyenoord, do te angazhohet edhe FNSH e Shkodres. Ne drejtim te Tiranes, jane nisur pothuajse i gjithe reparti i FNSH-se ne Shkoder, me perjashtim te grupit te gatshem.

Ndeshja e sotme ndermjet Romes dhe Feyenoord eshte e vlefshme per finalen e pare te kompeticionit Conference League, e cila do te zhvillohet per here te pare ne Shqiperi dhe me konkretisht ne stadiumin “Arena Kombetare” ne Tirane, duke nisur nga ora 21:00.
Maringlen ZHIVANI