Mbremjen e sotme do te zhvillohet nje ndeshje shume interesante dhe njekohesisht percaktuese per kampionatin e kategorise se trete. Ne oren 20:00 ne kompleksin “Internacional” ne kryeqytet d0 te ndeshen me njeri- tjetrin dy prej ekipeve me te mira te grupit A, “Prestige” dhe “Basania”.

Nje ndeshje qe mund te vendose shume gjera sa i takon pretendimeve te te dy ekipeve. Aktualisht Basania ka 20 pike, nderkohe qe Prestige ka nje me pak. Keto dy ekipe nuk jane te vetmet pretendente sepse kategorine e dyte e synojne edhe Eagle, Bulqiza dhe Arnisa.

Kjo do te thote se gara do te jete shume e forte deri ne fund, por gjithsesi ballafaqimi i sotem ne mes Prestige dhe Basanias mund te vendose shume gjera. Duke folur ne prag te kesaj ndeshje, mbrojtesi i vendasve Gilbert Hysko eshte shprehur: “Është aq e rëndësishme sa një finale për të fituar titullin. Është skuadra që ka kryesuar me meritë deri tani, por ja që krijohen probleme edhe ajo u ndal javën e kaluar nga Eagles”.

Por edhe ne krahun tjeter jane te vendosur per te kerkuar fitoren pavaresisht se do te luajne ne transferte. Djemte e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj do te futen ne fushen e lojes me qellimin e vetem per ta fituar ndeshjen.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se nga Bushati jane nisur edhe nje numer i konsiderueshem tifozesh per ta mbeshtetur skuadren e tyre- Basanian, ne rrugen e saj drejt ngjitjes nje kategori me lart dhe per ta arritur kete objektiv, fillimisht duhet fituar sonte ndaj Prestige./www.shkodrapsort.com/