Tradita kundër modernitetit. 12 Champions kundër sfidës për trofeun e parë të tillë. Nga mbretërit dhe aspiruesit kalon historia magjepsëse e kësaj nate.

PSG-ja u themelua në vitin 1970. Deri atëherë, Real Madridi kishte fituar pesë finalet e Kupës Europiane (sot, Champions) dhe kishte humbur dy.

Vërtetë, klubi i bardhë është më i siksesshmi në këtë kompeticion madhor europian, ndoshta edhe mund të mburret me “palmaresin” që ka, por sonte do të ketë përballë një rival të denjë, që guxon dhe ëndërron.

48 vjet më vonë, ekipi i Parisit dhe Katarit aspiron në fron, në të cilin Real Madridi e ka parë veten plot 12 herë, herën e fundit vetëm nëntë muaj më parë.

Injektimi i pashtershëm i “petrodollarëve” nga Lindja e Mesme e ka kthyer ekipin francez në një nga fuqitë e mëdha europiane.

Lider i padiskutueshëm i merkatos në verën e kaluar, me shkuarjen në “Parc des Princes” të Neymar dhe Mbappé, trajneri Unai Emery dhe drejtuesit e klubit besojnë se ka ardhur koha.

Projekti faraonik, i udhëhequr nga Al-Khelaifi, ka nevojë për një kontakt të përfunduar në lartësi, jo më vetëm në Ligue 1.

PSG, ashtu si Manchester City, përfaqëson një origjinë të re europiane, kandidat për të marrë përsipër kompetencat e trofeut më tradicional. Të paktën në letër, PSG-ja shihet me idenë fikse të përmbysjes së rendit të vjetër.

Në këtë kuptim, dueli i mbrëmjes së sotme në “Bernabeu” është përmbledhja e panoramës së re të futbollit europian. Një klub i ri dhe i pasur përkundrejt “patriarkut” të vjetër, forca e aspirantit kundër temperamentit të veteranit.

Real Madridi 12…
Dhe ky është ajo, ku duket problemi për PSG-në. Sepse, ekipi që pikëkalon rrugën e parizienëve nuk është asgjë më pak se Real Madridi, mbreti i padiskutueshëm i Europës.

Në epokën “bardhë e zi”, madrilenët kanë marrë gjashtë kurora, ndërsa në kohën e ngjyrave, ultra HD dhe 4K, gjashtë kurora të tjera Champions-i.

E fundit, në vitin 2017. E parafundit, në vitin 2016. Dhe e fundit e tretë, në vitin 2014.

“Los Blancos” po kalojnë moshën e tyre të tretë të artë në Europë, pas brezit të Di Stefano (1956-1960) dhe atij midis shekujve XX dhe XXI.

Pasiguria e gjendjes së tyre në kompeticionet vendore (“mërgimi” në kampionat dhe eliminimi me turp në Kupën e Mbretit) nuk vendos asgjë, por e ushqen më shumë dëshirën për Champions.

Nuk do të ishte hera e parë që skuadra madrilene dështon në Spanjë dhe triumfon në Europë.

Idili i Real Madridit me Kupën Europiane ka shkuar shumë larg logjikës. Zidane arrin me gjithçka, që nënkupton modulin 4-3-3, BBC dhe Cristiano Ronaldon. Ne vazhdojmë të flasim për mbretërit.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” në epokën e Messit (thjesht sepse ai nuk pranon të jetë më pak se argjentinasi) dhe golashënuesi më i konkurrencës, që ka zhvilluar disa nga episodet më të mira të karrierës së tij, si shtrirje të vitit të kaluar, me 10 gola në pesë ndeshjet e fundit, Ronaldo, nuk është i kënaqur me katër Champions-it e marrë deri më tani.

Në moshën 33-vjeçare, ai e sheh veten me pika të forta për të luftuar për më shumë. Dhe, pas një fillimi hezitues, ai duket se arrin në takimin me PSG-në në formën dhe momentin më të mirë.

CR7 shënoi tre gola kundër Real Sociedad dhe tregoi buzëqeshje, çka është e zakonshme për të kur fillojnë betejat e vërteta.

Neymar, në skenë
Në sulm, përsëritet dueli mes dy yjeve. Ronaldo kundër Neymar.

I pari i stërkonfirmuar në Champions, veç të tjerash, ndërsa braziliani synon të bëjë historinë me PSG-në. Këtë e aspiron përmes futjes në histori, duke fituar Ligën e Kampioneve me parizienët, për herë të parë.

Lojtari më i shtrenjtë në histori. Njeriu që iku nga hija e një miti, si Leo Messi, për të nxjerrë një të ardhme si protagonist absolut në një mbiprodhim të krijuar ekskluzivisht për të.

Me sa duket, Neymar e ka ëndërruar këtë supersfidë prej disa kohësh. Tani ai është shefi absolut te PSG-ja. Neymar matet me një rival të prestigjit të madh, përballja me të cilin evidenton më së miri një yll, që, deri në një farë mase, e eklipson atë.

Në Spanjë janë dy të tillë, Messi dhe Ronaldo, që rivalizojnë prej një dekade për më të mirin. Ai tashmë e tregoi duke shkuar në Paris se kjo ide e shqetëson./telesport/