Ekipi i Adës së Velipojës do të kurorëzohet pasditen e sotme kampione e Shqipërisë për edicionin 2011-12 në futbollin e femrave. Në orën 16.00 zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit, ajo ndaj Juban Danjës e cila do luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, por rezultati përfundimtar i këtij takimi nuk do ndikojë në renditjen përfundimtare të kampionatit ngaqë diferenca mes dy skuadrave është 5 pikë. Në këtë mënyrë, Ada për të dytin vit rradhazi kurorëzohet kampione e Shqipërisë. Ceremonia e dorëzimit të kupës për ekipin kampion si dhe e medaljeve për pjestarët e tij do të zhvillohet menjëherë pas ndeshjes. Drejtuesit e klubit dhe presidenti Lazër Matia kanë marrë të gjitha masat që të zhvillohet një festë e bukur në këtë ndeshje ndërkohë që në mbrëmje pastaj do jetë edhe darka festive me ekipin për suksesin e arritur. Ada e Velipojës në këtë mënyrë ka kurorëzuar me sukses këtë kampionat duke qenë sërish më e mira në futbollin e femrave në vendin tonë.
www.shkodrasport.com