Pasditen e sotme ne oren 17.00 do te nisin ndeshjet e dites se dyte te Memorialit Nderkombetar te boksit “Vllaznia 2019” qe po zhvillohet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Ne program per t’u zhvilluar jane 8 ndeshje ku me interes padyshim qe jane sfidat e boksiereve te kombetares shqiptare Krenar Zeneli, Muhamet Qamili, Arjon Kajoshi e Bekim Vjerdha.

Ne kete edicion marrin pjese sportiste nga Italia, Belgjika, Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqiperia. Edhe ndeshjet e sotme do te transmetohen “live” nga ana e televizionit Rozafa duke nisur nga ora 17.00.

Ky memorial siç dihet që zhvillohet në ndërim të Shyqyri Halilit, Dervish Efovia, Ymer Gruda, Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halili e Fadil Zhega, të gjithë këto figura të shquara të boksit shkodran dhe atij shqiptar që tashmë nuk jetojnë më.
www.shkodrasport.com