Per Vllaznine e femrave sot eshte nje dite shume e rendesishme. Ajo do te luaje finalen e grupit 2 te “UEFA Women’s Champions League” dhe do te synoje padyshim fitoren dhe kalimin ne turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem europian, ndonese nuk do te jete aspak e lehte.

Perballe saj do te jete kampionia e Austrise, St.Polten, nje skuader e cila ka bere mire gjithe keto vitet e fundit duke qene rregullisht pjesmarrese ne grupet e Champions. Qe do te thote se do te jete nje “malore” shume e forte per vajzat kuqeblu.

Megjithate ato kane ditur edhe me perpara qe t’i ngjisin “malore” te tilla dhe keshtu shpresojme te ndodhe edhe sot ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 18:00 ne stadiumin Ramaz Shangalia” te qytetit Kutaisi ne Gjeorgji.

Sipas informacioneve qe ka marre gazeta “Shkodra Sport”, gjendja e ekipit shkodran duket e mire. Ai ka zhvilluar seancen e fundit stervitore pasditen e djeshme dhe te gjitha vajzat po kalojne nje gjendje te mire. Per fat nuk ka asnje demtim dhe kjo e ngroh edhe me shume trajnerin Leka per perzgjedhjen e formacionit.

Nga ana tjetewr, presidenti Matija eshte duke i qendruar shume prane ekipit dhe ndonese e ka te qarte se perballe do te jete nje kundershtar shume i forte, u ka bere te ditur futbollisteve te tij se ato mund t’ia dalin ashtu siç kane bere edhe here te tjera duke korrur jo pak suksese edhe ne Europe./www.shkodrasport.com/