Kombëtarja shqiptare e futbollit kthehet sot në fushën e lojës për të vazhduar ecurinë pozitive të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë duan të përsëritin veten edhe ndaj Lituanisë në shtëpi, për një sukses që do të bënte gjithnjë e më të mundshëm pozicionimin si dominues në grupin e tyre në Ligën e Kombeve.
Për djemtë e Edi Rejas, sot ekziston mundëisa që të barazojnë rekordin e vendour katër vite më parë nga kombëtarja e drejtuar nga Xhani De Biazi sa i përket fillimit më të mirë të eliminatoreve të një turneu.
Në eliminatoret e Botëorit 2018, Shqipëria për herë të parë arriti të fitonte dy ndeshjet e para në një edicion kualifikues, duke mposhtuir 2-1 Maqedoninë e pastaj 2-0 Lihtenshtejnin, me gola të shënuar nga Bekim Balaj në të dy sfidat.
Sulmuesi pritet të jetë sot në majën e sulmit, për të zëvendësuar Çikalleshin, i cili ka kaluar disa probleme fizike në ndeshjen e fundit e trajneri Reja nuk dëshiron që ta rrezikojë në duelin e sotëm.
Trajneri ka paralajmëruar ndryshime në rreshtim për shkak të mbingarkesës fizike të lojtarëve, ndaj sot mund të jetë momenti për të pare në fushë edhe emra si Laçi, Çekiçi e Broja që i janë bashkuar së fundmi ekipit. /vipsport/