Futbolli shkodran ne vite ka nxjerre lojtare shume te talentuar te cilet i kane dhene emer Vllaznise por edhe kombetares shqiptare.
Ne 20 vitet e fundit, nje nga lojtaret me te talentuar qe ka nxjerre Shkodra eshte padyshim sulmuesi Xhevahir Sukaj. Njeriu qe sot ka ditelindjen, mbush 33 vjeç dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!
Sukaj iu bashkua ne moshe shume te re Vllaznise dhe me pas kaloi tek Elbasani me te cilin u shpall kampion, per t’u rikthyer serish tek skuadra shkodrane te ciles i jep Kupen e Shqiperise ne vitin 2008.
Menjehere pas ndeshjeve me Napolin te vlefshme per Kupen Uefa, ai do te largohej drejt Turqise duke iu bashkuar ekipit Hacettepe, me pas tek tek Ordusport, per te vijuar me pas karrieren ne Egjipt, Kroaci dhe kulmin do ta kishte me ekipin Sepahan ne Iran.
Kthehet ne Shqiperi per te luajtur me Partizanin, me pas kalon ne Malajzi, para se te kthehej serish tek Vllaznia nderkohe qe dy sezonet e fundit ka luajtur me Laçin dhe Flamurtarin.
Sukaj njihet nga te gjithe si njeriu- gol. E majta e tij ka qene ne shume raste deshperuese per te gjithe portieret kundershtare. Padyshim qe emri i tij do te rregjistrohet si nje nga sulmuesit me te talentuar te futbollit shqiptar keto 20 vitet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/